Casillas: Felix, ka një të ardhme të ndritshme

Futboll

Casillas: Felix, ka një të ardhme të ndritshme

Më: 16 shtator 2019 Në ora: 11:14
Joao Felix

Legjenda e Real Madridit, Iker Casillas ka thënë se sulmuesi i Atletico Madridit, Joao Felix do të shkëlqej te gjiganti spanjoll.

Felix u transferua këtë verë për 120 milionë euro dhe është në formë të shkëlqyer.

Casillas gjithashtu ka të njëjtin mendim për portugezin.

“Felix është lojtar me një të ardhme të ndritshme. Do të bëj maksimumin. Përgjithësia vjen me çmimin që e kanë paguar. E di që klubi dëshiron trofe dhe njerëzit po e shohin si zëvendësim i Antoine Greizmann”, deklaroi ai.

I pyetur se nëse do të bëhej trajner në të ardhmen nuk e ka pranuar këtë gjë, mirëpo ka folur për Xavin i cili ka filluar karrierën si trajner.

“Xavi, si të gjithë bashkëlojtarët e mi në futboll, ka potencialin për të qenë trajner. Jam i sigurt se ai dhe Raul Valdes, Alonso do të jetë kryesorët në stol në vitet e ardhshme”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat