Vazhdojnë problemet për Barcelonën – Ansu Fati mund të mungojë gati 1 muaj - Bota Sot
Vazhdojnë problemet për Barcelonën – Ansu Fati mund të mungojë gati 1 muaj

Futboll

Vazhdojnë problemet për Barcelonën – Ansu Fati mund të mungojë gati 1 muaj

Më: 16 shtator 2019 Në ora: 12:06
Ansu Fati

Problemet për skuadrën e Barcelonës në këtë fillim sezoni nuk kanë të ndalur.   

Skuadra katalane nuk ka parë akoma debutimin e Lionel Messit në edicionin e ri 2019/20, pasi lojtari kishte pësuar një dëmtim në stërvitje.

Me mungesat e shumta në formacion, në shprehje erdhi 16 vjeçari Ansu Fati, i cili me dy paraqitje fitoi zemrat e tifozëve të skuadrës.

Fati realizoi dhe asistoi përbrenda gjashtë minutave në ndeshjen kundër Valencias, duke bërë që të gjithë të flasin për të.

Por, një lajm aspak i mirë lidhur me Fati vjen për Barcelonën. ‘Sport’ shkruan se Barca mund ta humb lojtarin për një muaj, në rast se lojtari pajiset me pasaportën spanjolle, që do të bënte që ai të angazhohet në Kupën e Botës U-17, që mbahet nga 26 tetori deri më 17 nëntor   

Në një periudhë të tillë kohore, Barca do të luante shtatë ndeshje, prej të cilave edhe ‘El Clasicon’ në ‘Camp Nou’.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...