Racizmi është kthyer në një problem të pa kalueshëm në futboll, sidomos në Itali dhe Angli.
Luciano Passirani ka tejkaluar çdo kufi me gjuhën e tij të përdorur ndaj Romelu Lukaku, me apo pa dashje.
Duke folur për ‘TopCalcio24’, Passirani ka thënë: “Nëse shkon një për një me të, ai do të të vras. E vetmja mënyrë për ta ndalur është t’i japësh 10 banane për t’i ngrënë”.
Menjëherë pas këtyre fjalëve ka reaguar drejtori i televizionit, duke kërkuar publikisht falje.
Lukaku ka qenë viktimë e fyerjeve raciste edhe në ndeshjen kundër Cagliari.