Lajm i keq për trajnerin Valverde, Barça humbet talentin për një muaj

Futboll

Lajm i keq për trajnerin Valverde, Barça humbet talentin për një muaj

Më: 16 shtator 2019 Në ora: 18:06
Ansu Fati

Skuadra e Barcelonës nuk do të ketë për një muaj talentin e saj, sulmuesin 16-vjeçar Ansu Fati. Sipas të përditshmes Marca, lojtari “blaugrana” vendosi që të luajë për kombëtaren spanjolle, duke refuzuar ofertat që i kishin ardhur nga Portugalia dhe Guinea-Bissau.

Për pasojë, Ansu Fati është ende duke përshpejtuar procedurat për të marrë pasaportën spanjolle. Kjo, për arsye se më datat 26 tetor-17 nëntor të këtij viti do të zhvillohet në Brazil Kampionati Botëror U-17 në futboll.

Ansu Fati pritet të jetë pjesë e kombëtares U-17 të Spanjës në këtë turne, çka do të thotë që ai do të mungojë te skuadra e Barcelonës për një muaj. Kjo mund t’i kushtojë shumë trajnerit Ernesto Valverde, që do të humbasë talentin për rreth 10 ndeshje, në Spanjë dhe Europë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat