Vedat Muriqi titullar në ndeshjen për vendin e parë – formacionet zyrtare - Bota Sot
Vedat Muriqi titullar në ndeshjen për vendin e parë – formacionet zyrtare

Futboll

Vedat Muriqi titullar në ndeshjen për vendin e parë – formacionet zyrtare

Më: 16 shtator 2019 Në ora: 18:07
Vedat Muriqi

Vedat Muriqi është titullar sonte për Fenerbahcen në takimin kundër Alanyasporit.

Fenerin e pret përballje e vështirë në udhëtim te Alanyaspori, që momentalisht është lider në Superligën turke.

Pas tri xhirove të para Alanyaspori ka tri fitore dhe kryeson me 9 pikë.

Fenerbahce është në pozitën e tretë me dy pikë më pak, me dy fitore dhe një barazim.

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi ka dy gola deri tani në tri paraqitje me gjigantin turk, derisa shkëlqeu edhe në paraqitjen e fundit me Kosovën ndaj Anglisë – ku shënoi një gol dhe bëri dy asistime.

Takimi i sotëm luhet me fillim nga ora 19:00. Më poshtë keni formacionet zyrtare:

Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...