Çështja “Neymar” te PSG, Leonardo: “I denjë për në Hollywood!”

Futboll

Çështja “Neymar” te PSG, Leonardo: “I denjë për në Hollywood!”

Më: 16 shtator 2019 Në ora: 23:04
Neymar

Drejtuesi i PSG, Leonardo, në një intervistë dhënë për RMC Sport në Francë, është ndalur të flasë në mënyrë të veçantë për çështjen më të nxehtë në kampin e kampionëve të Francës në merkaton e verës dhe më tej, “Neymar”.

“Situata ishte e qartë për të gjithë, natyrisht që në brendësi. Të gjithë ishin në dijeni të situatës, e dinin se çfarë po ndodhte. Neymar ka bërë gabime, situata është e komplikuar, por kjo sepse flasim për Neymar”.

“Që kur është kthyer nga Brazili është stërvitur mirë dhe është sjellë në mënyrë profesionale. Ka luajtur mirë kundër Strasburgut, duke realizuar një gol të denjë për në Hollywood. Tashmë është te PSG dhe mendon për PSG”.

“Nuk mund të themi se tashmë është sistemuar gjithçka, duke parë atë që a ndodhur, por ka luajtur një ndeshje fantastike dhe u tregua profesionist i vërtetë. Nuk është një djalë i keq, Na bën më të fortë ta kemi mes nesh”. 

“Nuk mund të transformosh në telenovelë zërat normale të merkatos. Ekziston një rregull i brendshëm. Kemi zgjidhur problemet e të kaluarës dhe sot Neymar luan me ne. Është momenti të ndalim së foluri për atë. Le të flasim për PSG dhe vetëm PSG”, përfundoi Leonardo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat