A do ta thyejë Ansu Fati rekordin historik në Champions League?

Futboll

A do ta thyejë Ansu Fati rekordin historik në Champions League?

Më: 16 shtator 2019 Në ora: 23:08
Ansu Fati

Tashmë ka hyrë në librat e historisë me dy rekorde, por Ansu Fati ka mundësi të thyejë një tjetër të martën mbrëma. Ai mund të bëhet golashënuesi më i ri në histori të Champions League.

16-vjeçari, Ansu Fati, mori vëmendjen e gjithë botës në këtë fillim sezoni në Spanjë, por edhe të shtunën me golin dhe asistin për Frenkie de Jong në fitoren 5-2 të Barcelonës kundër Valencias, duke u bërë lojtari më i ri në histori të La Ligës që shënon dhe asiston në një ndeshje.

Fati, duke jetuar ëndrrën në “Camp Nou”, duke festuar golin e parë para mijëra tifozëve ku synon të shkruajë histori si shumë futbollistë tjerë

Ky rekord erdhi pak ditë pasi ai realizoi në barazimin 2-2 me Osasunën, çka bëri që të hyjë në librat e historisë të klubit katalunas, si lojtari më i ri ndonjëherë që shënon në La Liga.

Dita kur bota u njoh me super talentin, Ansu Fati. 16-vjeçari duke festuar golin e parë në karrierë me Barcelonën

Me Barcelonën që do të vizitojë Dortmundin të martën në kuadër të Grupit F për ndeshjen hapëse në Champions League, 16-vjeçari nga Guinea-Bissau është duke shpresuar që të bëhet futbollisti më i ri që shënon gol në histori të UEFA Champions League.

Ky rekord aktualisht mbahet nga Peter Ofori-Quaye, i cili ka gjetur rrjetën në moshën 17 vjeçare dhe 195 ditë për Olympiacos kundër Rosenborg në Tetor të vitit 1997.

Fati do të jetë 16-vjeçar dhe 322 ditë kur Barça nis kampanjën në Gjermani, çka do të thotë se 31-shi i Barcelonës ka pothuajse gjithë sezonin në dispozicion për të vendosur këtë rekord. Rekordi do të arrihet nëse ai luan në ndonjë ndeshje dhe shënon gol nga tani deri në ndeshjet gjysmëfinale, nëse vetëm nuk del ndonjë tjetër futbollist i ri dhe ta rrëmbejë kurorën!

Golashënuesit më të ri në UEFA Champions League*

17 years 195 days: Peter Ofori-Quaye (Rosenborg 5-1 Olympiacos, 01/10/97)
17 years 216 days: Mateo Kovačić (Dinamo Zagreb 1-7 Lyon, 07/12/11)
17 years 218 days: Cesc Fàbregas (Arsenal 5-1 Rosenborg, 07/12/04)
17 years 218 days: Bojan Krkić (Schalke 0-1 Barcelona, 01/04/08)
17 years 241 days: Martin Klein (Panathinaikos 2-1 Sparta Praha, 27/02/02)

Debutuesit më të ri në UEFA Champions League*

16 years 87 days: Céléstine Babayaro (Anderlecht 1-1 Steaua, 23/11/94)
16 years 128 days: Alen Halilović (Dinamo Zagreb 0-2 Paris Saint-Germain, 24/10/12)
16 years 148 days: Youri Tielemans (Anderlecht 0-3 Olympiacos, 02/10/13)
16 years 242 days: Charis Mavrias (Panathinaikos 0-0 Rubin Kazan, 20/10/10)
16 years 263 days: Kenneth Zohore (Barcelona 2-0 København, 20/10/10)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat