Nisin emocionet e Champions League, Liverpooli sfidohet nga Napoli!

Futboll

Nisin emocionet e Champions League, Liverpooli sfidohet nga Napoli!

Nga: Kemajl Goca Më: 17 shtator 2019 Në ora: 10:46
Nisin emocionet e Champions League, Liverpooli sfidohet nga Napoli!

Të martën dhe të mërkurën (me 17-18 shtator) nisin emocionet e fazës së grupeve në Champions League në futboll. Liverpooli i Xherdan Shaqirit futet me misionin për të mbrojtur titullin e kampionit, të cilët në hapje të grupit E do të luajnë në konak të Napolit të mbrojtësit shqiptar, Elseid Hysajt. Për trajnerin e Liverpoolit, Jurgen Klopp, është sfidë shumë e vështirë por që pretendojnë të kthehen me pikë, ndërsa Napoli ka përparësinë e fushës dhe shpresojnë të dalin me pikë të plota.

Dy takime luhen në orën 18.55, ndërsa të tjera në orën 21.00. Interi ndeshet me Sllavinë e Pragës, në kuadër të grupit F dhe fillon në orën 18.55, ndërsa në grupin G po në orën 18.55 do të përballen Lyoni-Zeniti. Vendasit janë favoritë dhe mëtojnë pikë të plota, por pa gjasa nuk është as Zeniti nga St. Petersburgu! Sllavia ka punë të zorshme në “San Siro” ndaj liderit italian Interi, që po kalon formë të mirë. Në grupin H janë dy sfida mjaft interesante dhe që luhen në orën 21.00, ajo në mes Ajaxit dhe Lilles si dhe Chelseas e Valencisë.

Ajaxi ka punë shumë të vështirë, ndërsa Chelsea është në formë të mirë por do të ketë presionin kur kihet parasysh se skuadra nga Mestalla është shumë e rrezikshme. Ndeshje që pritet me kërshëri padyshim është edhe ajo në mes Dortmundit dhe Barcelonës. Verdhezinjtë kanë përparësinë e fushës por do të kenë shumë të vështirë kur dihet fuqia e skuadrës së Barcelonës. Katalunasit kanë ekipin më të mirë por nuk do të thotë se gjithmonë fiton edhe më i miri.

Prandaj, pritet lojë e mirë mes këtyre skuadrave edhe pse Barcelona hiqet si favorite e madhe e kësaj sfide të shumëpritur. Në grupin G është edhe një lojë e mirë mes Benfica-s nga Portugalia dhe Leipzig nga Gjermania. Te dyja skuadrat kanë individë të mirë dhe që e bën mjaft joshëse për tifozët qoftë të njërës palë dhe skuadrës tjetër. Mos të harrojmë se skuadra portugeze si vendase është shumë e rrezikshme dhe që vlerësohet si favorite ndaj Leipzig të papërshtatshëm.  Ndeshjet e para priten me mjaft emocione, sepse secila skuadër kërkon fitore që të jetë më e qetë në vazhdim të kësaj gare prestigjioze. 

E martë, Grupi E
Napoli-Liverpool    21.00
Salzburg-Genk    21.00

Grupi F
Inter-Sllavia (P)    18.55
Dortmundi-Barcelona    21.00

Grupi G
Lyon-Zenit    18.55
Benfica-Leipzig    21.00

Grupi H
Ajax-Lille    21.00
Chelsea-Valencia        21.00

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat