Ja çka ka shkruar Shaqiri në rrjetet sociale

Futboll

Ja çka ka shkruar Shaqiri në rrjetet sociale

Më: 17 shtator 2019 Në ora: 10:57
Ja çka ka shkruar Shaqiri në rrjetet sociale

Xherdan Shaqiri duket se është i gatshëm për lojë, para ndeshjes Napoli – Liverpool në Ligën e Kampionëve.

Liverpoolin sonte e pret përballje e vështirë në udhëtimin në te Napoli në ‘San Paolo’.

Të dy ekipet do të përballen me fillim nga ora 21:00, në takimin e parë në kuadër të grupit E.

Kjo ndeshje, së bashku me atë Borussia Dortmund – Barcelona, shihen si dy takimet më të zjarrta të mbrëmjes së  sotme.

Për ndeshjen e Liverpoolit duket se edhe Shaqiri është në formë, përkundër minutave të pakta këtë sezon.

“Champions League kthehet nesër. YNWA!”, shkroi mbrëmë Shaqiri në Instagramin e tij, shoqëruar fotos ku ai shihet duke u stërvitur.

Në pesë xhirot e para të Premierligës këtë sezon, Shaqiri është paraqitur në vetëm dy ndeshje, derisa ka vetëm 11 minuta të luajtura në total.

Kjo ka bërë që edhe tifozët të shprehin pakënaqësitë e tyre me minutat e pakta që ka marrë Shaqa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat