Paga e talentin 16-vjeçar

Futboll

Paga e talentin 16-vjeçar

Më: 17 shtator 2019 Në ora: 11:03
Paga e talentin 16-vjeçar

Ansu Fati, talenti 16-vjeçar i Barcelonës, që shpërtheu në këtë fillim sezoni me dy gola në kampionat (në barazimin 2-2 me Osasunën dhe në fitoren 5-2 me Valencian), në muajin korrik ka firmosur kontratë profesionale me klubin “blaugrana”.

Marrëveshje është e vlefshme deri në vitin 2022, me opsionin e rinovimit edhe për dy vite të tjera dhe klauzolë largimi 100 milionë euro. “Xhevahiri” i ri i La Masias ka përfituar një bonus prej 700 mijë eurosh në momentin e firmosjes së kontratës.

Sikurse zbulon “El Mundo Deportivo”, futbollisti 16-vjeçar do të ketë rritje graduale të pagës vit pas viti. Si futbollist i akademisë, do të përfitojë nga 300 000 deri 600 000 mijë euro, ndërsa po të përfshihet në ekipin e parë, paga e tij do të luhatet nga 1 000 000 deri 1 500 000 euro.

 Paga si lojtar i akademisë

Viti i parë: 300.000 euro

Viti i dytë: 350.000 euro

Viti i tretë: 400.000 euro

Viti i katërt: 500.000 euro

Viti i pestë: 600.000 euro

Paga si lojtar i skuadrës së parë

Viti i parë: 1.000.000 euro

Viti i dytë: 1.250.000 euro

Viti i tretë: 1.500.000 eur0

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat