Hashani: Te Dardana janë të etur për suksese!

Futboll

Hashani: Te Dardana janë të etur për suksese!

Nga: Kemajl Goca Më: 17 shtator 2019 Në ora: 12:20
Hashani: Te Dardana janë të etur për suksese!

Klubi i futbollit Dardana la pa fjalë të gjithë me fitoren në Pejë me rezultat 2:1 kundër Besës në javën që e lamë pas, në kuadër të javës së tretë të Ligës së Parë të Kosovës. Tri ndeshje dhe dy fitore në udhëtim vërtet është një senzacion i Dardanës që ka trajner Erdin Hashanin, ish futbollistin e mirënjohur.  

Dardana aktualisht është në vend të katërt me 6 pikë apo me dy fitore e një humbje, ngec për një pikë nga lideri Malisheva. Synimi i Hashanit është që të ndërtojë një lojë kompakte dhe të janë edhe befasia më e këndshme e këtij edicioni.  

“Bota sot”: Ju si trajner i ri por me rezultatet fantastike, a keni pritur në tri takimet e para 6 pikë?
Erdin Hashani:
E vërtet qa jam trajner i ri dhe çdo ditë po mësoj diçka nga pozicioni i trajnerit, por kam çdo ditë diçka te re si nga ana pozitive edhe nga ana negative, megjithatë njeriu gjithmonë mëson nga këto të dyjat. Jemi një grup i ri, normalisht që komponimi i ekipit duhet kohë, por që këta djem po përshtaten më shpejt se sa që e kam menduar unë. Rezultatet te Dardana nuk kanë me munguar sepse po e shoh që këta futbollistë janë të uritur për suksese. E, sa për pikët nuk është që nuk e kam pritur duke e pa se çfarë cilësi kanë dhe çfarë disipline këta futbollistë.

“Bota sot”: E veçanta e Dardanës është se dy ndeshjet i ka fituar në udhëtim, 2:1 ndaj Ramiz Sadikut dhe 2:1 kundër Besës në Pejë, rival me traditë, a po iu shkon me shumë në terren të rivalit?
Erdin Hashani:
Është me rëndësi me krijuar në skuadër mentalitetin fitues. Këtë jam mundu prej ditës se parë me ia fut në kokë futbollistëve. Sot në futbollin modern kanë ndryshuar gjërat, e kam fjalën për ekipet me tradite sepse sot nuk ka favorit, fitues je gjithmonë nëse e jep maksimumin pavarësisht çfarë kundërshtari ke përball, me respektu po por jo me u ndie më inferior se kundërshtari. Ndoshta si vendas pak po na penalizon fusha sepse nuk është në atë nivelin që ne kemi dëshirë që të jetë.

“Bota sot”: Sfida e radhës derbi, kundër Malishevës që po befason, a jeni në presion dhe çka iu premton tifozëve?
Erdin Hashani:
E thash edhe më herët që sot nuk ka favorit, neve na mbetet me punu dhe më jep maksimumin, kështu që nëse vazhdojmë kështu rezultatet nuk kanë me munguar, është koha që ne ta bëjmë një fitore si vendas. Me i shpërblye tifozët tanë si vendas e jo vetëm si mysafir.

“Bota sot”: Sa jeni i kënaqur me fondin e lojtarëve, çfarë iu duhet me shumë dhe çka synoni me ekip?
Erdin Hashani:
Me futbollistët jam shumë i kënaqur sepse e thash me lart janë shumë të etur për suksese e për punë, jam me fat qe e kam këtë grup të lojtarëve që kanë karakter e disiplinë. Na duhet vetëm që të punojmë, sepse vetëm puna sjell rezultate.

Me ekipin të jemi befasia e ligës së parë, nuk jemi skuadër pretendente na duhet kohë me u ambientuar në këtë ligë.

Edhe për fund nëse deri sot Kamenica nuk është përmend për futboll sot në Kosovë diskutohet edhe për skuadrën nga Kamenica që është Dardana, domethënë fal të gjithëve atyre njerëzve që po punojnë rreth klubit për Dardanën po diskutohet shumë kohët e fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat