Chelsea me disa mungesa - Bota Sot
Chelsea me disa mungesa

Futboll

Chelsea me disa mungesa

Më: 17 shtator 2019 Në ora: 12:47
Ilustrim

Chelsea do të jetë nikoqir i Valencias për përballjen e tyre në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Ndeshja që fillon në ora 21:00 do të zhvillohet në ‘Stamford Bridge’ derisa ‘Blutë’ cilësohen si favorit.

Skuadra londineze në këtë takim do të jetë pa lojtarët si Emerson Pamieri, Ruben Loftus-Cheek, Antonio Rudiger, që janë të lënduar, ndërsa në dilemë mbetet paraqitja e lojtarëve si Callum Hudson-Odoi, Reece James dhe N’Golo Kante.

Në anën tjetër, Valencia nuk do të mund të llogarisë në lojtarët si Cristiano Piccini dhe Carlos Soler, që janë të lënduar.

Formacioni i mundshëm i Chelseat: Arrizabalaga; Zouma, Christensen, Tomori; Azpilicueta, Jorginho, Kovacic, Alonso; Mount, Pulisic; Abraham.

Formacioni i mundshëm i Valencias: Cillessen; Wass, Garay, Paulista, Gaya; Torres, Coquelin, Kondogbia, Parejo, Guedes; Rodrigo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...