Rrëfehet Godin: Interi mbi çdo individ, futbollin e nisa si sulmues… - Bota Sot
Rrëfehet Godin: Interi mbi çdo individ, futbollin e nisa si sulmues…

Futboll

Rrëfehet Godin: Interi mbi çdo individ, futbollin e nisa si sulmues…

Më: 17 shtator 2019 Në ora: 15:40
Diego Godin

Diego Godin ishte protagonist i “Matchday”, ku ka folur në emër të Interit dhe në funksion të debutimit në Ligën e Kampionëve kundër Slavia Praga. Mbrojtësi uruguajan tregoi lidhjen dhe dashurinë e tij për futbollin: "Janë njerëzit që e bëjnë një klub futbolli të shkëlqyer. Energjia që krijohet midis ekipit, trajnerit, klubit dhe tifozëve është thelbësore. Fillova të luaja futboll në moshën 5-vjeçare. Ky ishte sporti i parë. Deri në 15 vjeç praktikova edhe diçka tjetër: not, basketboll, volejboll dhe atletikë. Të gjitha këto disiplina sportive më ndihmuan të rritem fizikisht dhe në koordinim. Unë kam qenë gjithmonë një adhurues i futbollit, sepse është një sport ekipor".

Disa fjalë edhe për të kaluarën e tij si sulmues: "E fillova futbollin si sulmues, pastaj u transferova në mesfushë dhe më në fund gjeta dimensionin tim në mbrojtje. Mbrojtësi, ashtu si portieri, sheh të gjithë fushën dhe ka një përgjegjësi të madhe. Ai duhet të transmetojë siguri. Kjo është mënyra ime e interpretimit të rolit në fushë: të menduarit për ekipin, e mira kolektive mbi gjithçka”.

Godin spikat edhe me instiktin e një goleadori: "Puna ime kryesore është të mbroj, pastaj ekziston edhe instinkti, që më shtyn drejt zonës kundërshtare në momente të ndryshme të lojës. Unë gjithmonë bëj maksimumin, dua ta ndihmoj skuadrën edhe jashtë fushës. Përvoja nuk është diçka e lindur, ajo krijohet nga situatat e jetuara. Unë gjithmonë them: fitoni dhe mësoni! Edhe një e dhjeta e sekondës është e nevojshme për të fituar, veçanërisht për një ekip intensiv, të rregullt dhe të strukturuar si ky i yni".

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...