Prishtina në Mitrovicë, derbi në Podujevë dhe në Gjilan - Bota Sot
Prishtina në Mitrovicë, derbi në Podujevë dhe në Gjilan

Futboll

Prishtina në Mitrovicë, derbi në Podujevë dhe në Gjilan

Më: 17 shtator 2019 Në ora: 17:18
Sokoli

Në javën e 5-të takohen rivalët e moçëm, skuadra e Trepçës ’89 nga Mitrovica dhe Prishtina. Për Prishtinën është ndeshje jetike dhe domosdo do të tentoj të këndellet pas startit të kampionatit më të keq pas edicionit 2002/03 (atëkohë tre humbje rresht), ndërsa mitrovicasit synojnë pikët ë plota dhe të ngritën më lartë në elitën e futbollit të Kosovës.

“Prishtina në tetë përballjet e fundit kundër Trepçës ’89 ka bilanc jashtëzakonisht të mirë, ka fituar 6 prej tyre (dy në ‘Riza Lushta’) dhe ka barazuar njëherë dhe është eliminuar një herë nga Kupa pas penalltive. Po ashtu, në këto tetë ndeshje Trepça ’89 nuk i ka shënuar asnjë gol Prishtinës”, bëhet e ditur nga FC Prishtina.

“Ndeshje e rëndësishme ku do të mundohemi të rikthejmë vetëbesimin. Besoj se me një angazhim dhe me disiplinë në lojë do të prezantohemi siç është më së miri. Por, jemi edhe të hendikepuar, megjithëse kthehet Leonit Abazi, tani Ahmed Januzi ka një lëndim dhe do të na mungoj shumë, sepse ka qenë njëri prej futbollistëve të dalluar kundër Llapit, por do të shohim çfarë do të ndodh nesër”, ka thënë kryetrajneri i Prishtinës, Bylbyl Sokoli.

Ndeshja luhet nesër në stadiumin “Riza Lushta” në orën 16.00 dhe pritet një numër i madh i shikuesve. Mitrovicasit janë në vend të shtatë me 5 pikë, kurse prishtinasit të parafundit (i 11-ti) me 1 pikë.  Kryetrajneri i Trepçës ’89, Shpëtim Idrizi, është i matur dhe ka njohuri të mirë për Prishtinën, i cili do të orvatet që të dalin të pamposhtur nga kjo sfidë.

Derbi i javës luhet në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, mes Llapit dhe liderit Dritës nga Gjilani. Llapi ka përparësinë e fushës, përvojën e lojtarëve, ndërsa Drita ka një ekip shumë të rrezikshme dhe nuk janë rastësish në krye të renditjes me 9 pikë apo dy më shumë se Llapi në pozitën e katërt.  Gjilani është në sprovë kundër Ballkanit të Therandës që drejtohet nga Ismet Munishi.

Kjo ndeshje është derbi mes vendit të dytë Gjilanit (9 pikë) dhe Ballkanit në pozitën e tretë (8). “Ekipi ka mbyllur përgatitjet për duelin e xhiros së 5-të në Ipko Superligë, që kuq e bardhët e zhvillojnë kundër Ballkanit. Futbollistët së bashku me shtabin teknik të skuadrës në stërvitje punuan në detajet e fundit për këtë ndeshje. Përveç ushtrimeve fizike futbollistët sot punuan edhe në vendosje”, thuhet mes të tjera nga Gjilani.

BO X 1
Superliga e Kosovës, java e 5-të
E mërkurë

Gjilani-Ballkani
Llapi-Drita
Trepça '89-Prishtina

E enjte
Dukagjini-Ferizaj
Vushtrria-Drenica
Feronikeli-Flamurtari

Liga e parë, java e 4-të
E mërkurë

Trepça-Drenasi
Vitia-KEK-u
Istogu-Ramiz Sadiku
Liria-Vllaznia
Vëllaznimi-2 Korriku
Ulpiana-Onix Banja
Dardana-Malisheva

E enjte
Arbëria-Besa

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...