Zidane: Hazard është i gatshëm për PSG-në

Futboll

Zidane: Hazard është i gatshëm për PSG-në

Më: 17 shtator 2019 Në ora: 22:29
Eden Hazard

Zinedine Zidane ka thënë se Eden Hazard është i gatshëm të paraqitet për Real Madridin kundër Paris Saint-Germainit të mërkurën në Ligën e Kampionëve.

Real Madridi do ta vizitojë PSG-në në Paris për ndeshjen e tyre hapëse në edicionin e ri në Ligën e Kampionëve.

Zidane ka thënë se ylli kryesor i skuadrës së tij, Hazard do të jetë në gjendje të paraqitet nga fillimi. Anësori belg u paraqit si zëvendësues kundër Levantes në fundjavë, pas rikthimit nga lëndimi.

“Mendoj se ai është i gatshëm të luajë. Ai është stërvitur më shumë kohëve të fundit”, tha Zidane të martën.

“E dini se unë gjithmonë kam thënë se Zidane mund të luajë rol të rëndësishëm për Madridin. Ai është vendimtar, ai mund ta bëjë dallimin dhe fakti se ai është në Real Madrid tani e dëshmon këtë”, shtoi Zidane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat