Më në fund rikthehet Leo Messi - Bota Sot
Më në fund rikthehet Leo Messi

Futboll

Më në fund rikthehet Leo Messi

Më: 17 shtator 2019 Në ora: 23:35
Lionel Messi

Lionel Messi më në fund ka debutuar në sezonin e ri 2019/20, duke e lënë pas lëndimin muskulor që e ka munduar për një muaj e gjysmë.

Messi u paraqit për Barcelonën në barazimin pa gola kundër Borussia Dortmundit të martën në Ligën e Kampionëve, kur u fut në minutën e 57-të në vend të adoleshentit Ansu Fati.

Ylli argjentinas e nisi takimin nga banka rezervë pas riaftësimit nga lëndimi që ia kishte pamundësuar paraqitjet për Barçën në të gjitha ndeshjet e deritanishme këtë sezon.

Ernesto Valverde kishte planifikuar ta përdorte kapitenin vetëm gjysmë ore në këtë takim dhe ashtu edhe ndodhi.

Messi i nisi ngrohjet menjëherë pasi filloi pjesa e dytë në Signal Iduna Park dhe nuk iu desh shumë kohë për t’u futur në fushë.

Messi e kishte pësuar lëndimin në muskulin e kofshës së këmbës më 5 gusht, në ditën e parë të stërvitjeve me klubit pas kthimit nga pushimi veror.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...