Kështu e paralajmëron Zvezda ndeshjen dhe datën në Kosovë!

Futboll

Kështu e paralajmëron Zvezda ndeshjen dhe datën në Kosovë!

Nga: Kemajl Goca Më: 18 shtator 2019 Në ora: 11:25
Kështu e paralajmëron Zvezda ndeshjen dhe datën në Kosovë!

Është e turpshme se si lejohet që Federata e Futbollit e Serbisë të organizojë aktivitete zyrtare në një shtet tjetër siç është Republika e Kosovës. Dje është hedhur shorti për Kupën e Serbisë në futboll dhe Trepça fantome në Zveçan do ta pres Zvezdën, kampion i Serbisë!   

“Shorti në Shtëpinë e Futbollit në Stara Pazova përcaktoi palët e finales së 16-tës së Kupës së Serbisë për sezonin aktual në të cilin Cërvena Zvezda do të luajë kundër skuadrës Trepça nga Mitrovica e Kosovës.

Skuadra e Vlladan Millojeviqit, e cila do (vërejtja jonë sot) të luajë kundër Bayernit, në raundin e parë të Champions League, e ka mësuar kundërshtarin në Kupën e Serbisë. Në 16/ës e finales së Kupës më masive serbe, kuq e bardhët do të luajnë kundër skuadrës së Trepçës në Mitrovicën e Kosovës. Ndeshjet luhen të mërkurën me 25 shtator.

Sipas rregullave në 1/16 e finales, luhet një ndeshje dhe nëse nuk ka fitues pas 90 minutave, penalltitë do të vendosin fituesin që shkon në rrethin e radhës”, thuhet mes të tjera bë faqen e klubit beogradas, që njihet me famëkeq në Ballkan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat