Zonjusha s’ka nevojë për koment, ka dalë ballkoni, është i rrezikshëm

Futboll

Zonjusha s’ka nevojë për koment, ka dalë ballkoni, është i rrezikshëm

Më: 18 shtator 2019 Në ora: 11:42
Zonjusha s’ka nevojë për koment, ka dalë ballkoni, është i rrezikshëm

Zonjusha s’ka nevojë për koment, ka dalë ballkoni, është i rrezikshëm, deputeti “godet” në emisionin sportiv. Replikat me Ilda Bejlerin.

Me modelin e ri të flokëve, qethur së fundi, deputeti Kujtim Gjuzi nuk është treguar i kursyer në kompelimentet ndaj femrave, teksa ka qenë mbrëmjen e së hënës i ftuar në emisionin “Procesi Sportiv”.

Ndër të tjera në emision, deputeti Gjuzi u pyet nga moderatorja Ilda Bejleri, t’i thoshte një emër futbollisti të asaj kohe, i cili vishej më bukur dhe binte në sy.

Gjuzi nuk është kursyer, por ka komplimentuar me mënyrën e tij vajzën në panel, Silvana Bushati, dhe vetë moderatoren Bejleri, duke anashkaluar disi pyetjen.

Ilda Bejleri: Ke qenë rrobaqepës ti?

Kujtim Gjuzi: Ca ishte kjo? Unë vazhdoj të jem

Ilda Bejleri: Kush vishej më bukur në atë kohë nga futbollistët?

Kujtim Gjuzi: Je vesh mrekullisht bukur, sikurse ju, mbesa që e kam në krah të djathtë dhe falënderoj Manushin shumë, zonjusha aty që nuk ka nevojë për koment se ka dalë ballkoni dhe është i rrezikshëm…

Ilda Bejleri: Pse ore ballkoni është i rrezikshëm? Kush futbollist vishej më bukur, që binte në sy?

Kujtim Gjuzi: Ballkonet më të bukura i kanë femra.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat