Legjenda e futbollit ndahet nga jeta në moshën 43-vjeçare

Futboll

Legjenda e futbollit ndahet nga jeta në moshën 43-vjeçare

Më: 18 shtator 2019 Në ora: 14:07
Legjenda e futbollit ndahet nga jeta në moshën 43-vjeçare

Ish mbrojtësi i Holandës dhe i Rangers, Fernando Ricksen është ndarë nga jeta në moshën 43-vjeçare.

Futbollisti humbi betejën me sëmundjen e neuroneve motorike. Holandezi luftoi me sëmundjen për gjashtë vite pas diagnostikimit në 2013.

Ricksen vdiq në orët e para të mëngjesit të së mërkurës në një bujtinë jashtë Glasgow.

"Ish-futbollisti Fernando Ricksen ndërroi jetë këtë mëngjes pas betejës së tij me sëmundjen e neuroneve motorike”, tha klubi i futbollit, Rangers.

Sëmundja bëri që Ricksen të kishte vështirësi në të folur, të ishte i paaftë për tu ushqyer ose veshur vetë.

Gjatë një interviste në vitin 2015 ai foli për sëmundjen duke thënë: "Kur thanë, thjesht nuk mund ta besoja. Mendova se kishin bërë një gabim, ndoshta morën dosjen e dikujt tjetër. Por pas një muaji të gjitha testet e treguan. Por nuk mund të ulem në një qoshe dhe të them pse më ndodhi muan. Për mua, thjesht ndodhi dhe jam akoma i lumtur."

Ricksen ngriti fondacionin Fernando Ricksen Foundation për të ngritur vetëdijen për sëmundjen dhe për të ndihmuar njerëzit e tjerë së vuajnë nga neuroni motorik.

Futbollisti fitoi dy tituj të ligës, dy Kupa Skoceze dhe tre Kupa të Ligës gjatë karrierës së tij 6-vjeçare në Skoci. Mbrojtësi i djathtë fitoi titullin  PFA Scotland Player of the Year së bashku me John Hartson në 2005.

43-vjeçari la pas bashkëshorten Veronica, 33-vjeç dhe vajzën Isabella, 8-vjeç, raporton oranews.

Çfarë është sëmundja MND?

Sëmundja e neuroneve  motorike është një sëmundje që prek nervat (neuronet motorike) në tru dhe në palcën kurrizore.

Si pasojë e kësaj sëmundjeje, mesazhet nga këto nerva gradualisht ndalojnë së arrituri tek muskujt, duke bërë që këta muskuj të dobësohen dhe të ngurtësohen.

Kur kjo sëmundje avancon, njerëzit kanë probleme që të marrin frymë, të përpijnë, të flasin dhe ecin, dhe eventualisht këto aktivitete mund të bëhen të pamundura.

Nuk është e qartë se çka bën që neuronet motorike të funksionojnë siç duhet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat