Kosova U15 merr pjesë në turneun zhvillimor të UEFA-s në Kamëz - Bota Sot
Kosova U15 merr pjesë në turneun zhvillimor të UEFA-s në Kamëz

Futboll

Kosova U15 merr pjesë në turneun zhvillimor të UEFA-s në Kamëz

Më: 18 shtator 2019 Në ora: 14:15
Ilustrim

Kombëtarja U15 ka udhëtuar sot në Shqipëri për të marrë pjesë në “UEFA Development Tournament” që do të zhvillohet prej 19 deri më 23 shtator në Kamëz.

Trajnerët e Kombëtares U15, Gazmend Haliti e Isa Sadriu për këtë turne kanë ftuar 20 futbollistë, që luajnë në klube evropiane dhe ato vendore. 

Ndeshjen e parë Kosova U15 do ta luajë nesër në orën 12:00 kundër Taxhikistanit, derisa ndeshjen e dytë e zhvillon më 21 shtator kundër Estonisë, në orën 14:00. 

Ndërkohë, ndeshja e fundit e këtij turneu do të jetë ajo ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, që zhvillohet më 23 shtator, në orën 12:00.

Lista e futbollistëve

1.Dren Dobruna/New York

2.Leon Toska/Winterthur

3.Leon Reqica/Winterthur

4.Leart Halimi/Hertha Berlin

5.Lorent Talla/Quins Park Renxhers

6.Epikad Tafa/FC Luzern

7.Albin Rrahmani/KSC Karlsruhe

8.Leonit Berisha/FC Augsburg

9.Erion Mala/Feronikeli

10.Altin  Xhoka/Drenica

11.Nderim Avdullahu/2Korriku

12.Erion Zeka/2Korriku

13.Igball Jashari/SHF Kurda

14.Elton Krasniqi/2Korriku

15.Alp Shahini/Dinamo

16.Bleron Hashani/Urbano

17.Erion Ramushi/Ardhmeria

18.Rigon Xhaferi/2Korriku

19.Emin Reqica/2Korriku

20.Edvin Hodolli/Llapi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...