Rapahel Varane, qendërmbrojtësi i Real Madrid, ka folur për Kylian Mbappe në prag të sfidës që skuadra e tij do të luajë kundër Paris Saint-Germain në Champions League.
"Do ta doja gjithmonë me vete, te skuadra ime, jo vetëm te kombëtarja. Është një lojtar i madh", ka thënë Varane në një intervistë të dhënë për "Le Figaro".
"Tani është i PSG-së, por nuk e dimë se çfarë do të ndodhë në të ardhmen. Unë mund t'i them vetëm gjëra të mira për Madridin dhe ai i di tashmë".