Tifozët e Liverpool sulmojnë yllin e tyre; “Mos u habisni, Karius-in desh e çuan në vetëvrasje”

Futboll

Tifozët e Liverpool sulmojnë yllin e tyre; “Mos u habisni, Karius-in desh e çuan në vetëvrasje”

Më: 18 shtator 2019 Në ora: 16:11
Liverpool

Disfata e parë dhe tek Liverpool nuk e kanë pritur mirë, atë humbje në Napoli. Jo vetëm ekipi, por tifozët kanë qenë ata që kanë reaguar më ashpër.

Andry Robertson është detyruar të mbyllë llogarinë e tij në Twitter, vetëm për faktin se shkaktoi penallti në sfidën ndaj skuadrës italiane. Kjo ngjarje nuk është pritur mirë nga askush në opinionin sportiv, pasi mbrojtësi anglez ka qenë ndër më të mirët tek “Reds”, një mbrojtës krahu që sezonin e shkuar e mbylli me 15 asist.

“Të shpifur” e kanë cilësuar disa tifozë të futbollit veprimin e ultrasve të Liverpool, ndërsa disa të tjerë kanë gjetur rastin për të hedhur edhe akuza të tjera, duke shkruar: “Lojtarët e Liverpool abuzojnë me lojtarët e tyre? Mos u habisni. Ata desh e çuan Karius-in në vetëvrasje për një gabim në finalen e Champions League”, “Sjellje e shëmtuar nga të ashtuquajturit tifozë”, “Çfarë?! E pabesueshme! Robertson është ndër mbrojtësit e majtë më të mirë në botë dhe po e thotë një tifoz i Man United... Ai është i mirëpritur në Old Trafford”, janë disa nga komentet në Twitter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat