Jovic te Real Madrid me mashtrim, agjenti Fali Ramadani shpallet në kërkim - Bota Sot
Jovic te Real Madrid me mashtrim, agjenti Fali Ramadani shpallet në kërkim

Futboll

Jovic te Real Madrid me mashtrim, agjenti Fali Ramadani shpallet në kërkim

Më: 18 shtator 2019 Në ora: 18:33
Luka Jovic

Skema të ndryshme për të shmangur taksa, apo për të bërë pastrim parash po përdoren gjerësisht në transferimin e futbollistëve.

Në një histori të tillë është përfshirë edhe agjenti me origjinë shqiptare nga Maqedonia e Veriut, Fali Ramadani, që këtë vit mbylli transferimin e tij të bujshëm të Luka Jovic, tek Real Madrid për 60 mln euro.

Gjithsesi sot agjenti është shpallur në kërkim për pastrim parash dhe gazeta gjermane “der Spiegel” i ka shkuar më thellë kësaj historie.

Jovic është lojtar i dalë nga akademia e Partizanit të Beogradit në Serbi. Në moshën 17-vjeçare klubi serb shet 70% të kartonit tek Apollon Limassol në Qipro për 750 mijë euro, edhe pse vullneti i lojtarit ishte për të mos u larguar. Në janar Jovic mbush 18 vjeç dhe klubi qipriot blen edhe 30% të vlerës së kartonit të Jovic, këtë herë për 600 mijë euro.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...