Sokoli: Lojtarët ishin në presion të rezultatit - Bota Sot
Sokoli: Lojtarët ishin në presion të rezultatit

Futboll

Sokoli: Lojtarët ishin në presion të rezultatit

Më: 18 shtator 2019 Në ora: 19:18
Sokoli: Lojtarët ishin në presion të rezultatit

Prishtina e ka shënuar fitoren e parë në këtë edicion në Superligë. Sot kryeqytetasit kanë fituar 1:0 në udhëtim te Trepça ‘89.

Golin e vetëm e ka shënuar Ahmed Januzi në pjesën e dytë , pas një gabimi të portierit vendas Arben Beqiri.

Pas ndeshjes, trajneri i Prishtinës, Bylbyl Sokoli deklaroi se, synim i sotëm ishte që skuadra e tij të mos mposhtet:

“Synimi ynë ishte që në këtë ndeshje mos të pësojmë humbje. Lojtarët ishin në presion të rezultatit, sepse kanë vështirësi në rikthim për arsye të startit jo të mirë të kampionatit. Unë i përgëzoj lojtarët për fitore, sot jam i kënaqur me rezultatin, por kemi ende nevojë për përmirësime. Gjithsesi jemi në rrugën e duhur, por të ardhmes nuk i dihet”, ka thënë Sokoli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...