Ismet Munishi: Protestova dhe u përjashtova nga loja - Bota Sot
Ismet Munishi: Protestova dhe u përjashtova nga loja

Futboll

Ismet Munishi: Protestova dhe u përjashtova nga loja

Më: 18 shtator 2019 Në ora: 19:21
Ismet Munishi: Protestova dhe u përjashtova nga loja

Ballkani sot e ka pësuar humbjen e parë (1:0) në kampionatin e sivjetmë, ndërsa trajneri i skuadrës nga Theranda, Ismet Munishi u përjashtua nga bankina për shkak të reagimit ndaj vendimeve të gjyqtarëve.

Sidfoqoftë, Munishi e ka pranuar se skuadra e tij pësoi humbje si pasojë e kualitetit që kanë ‘kuqebardhët’ në radhët e tyre.

“Kundërshtari na dënoi nga një gjysmë rast, derisa u mbrojt mirë dhe nuk na la asnjë hapësirë, pavarësisht përpjekjeve tona”, deklaroi Munishi për “Super Sport Kosova”.

“Gjilani ka futbollistë shumë cilësorë, realizoi një gol në bazë të mjeshtërisë së tyre, pasi që në ekipin e tyre ka individë tejet cilësorë”.

Më tej tekniku i ‘portokallinjve’ foli edhe për arsyen e përjashtimit nga loja.

“Pata përshtypjen që kriteri i gjykimit nuk ishte i njëjtë, prandaj protestova dhe u përjashtova nga loja”, përfundoi Munishi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...