Nëse ai nuk bëhet trajneri i Barcelonës, do ta vras

Futboll

Nëse ai nuk bëhet trajneri i Barcelonës, do ta vras

Më: 18 shtator 2019 Në ora: 19:55
Samuel Eto’o

Samuel Eto’o ka thënë me shaka se nëse ish-shoku i ekipit te Barcelona nuk bëhet trajneri i katalanasve, do ta vrasë.

Xavi, i cili ka fituar shumë tituj të rëndësishëm me spanjollët, shihet si një trajner i Barçës në të ardhmen dhe që tani ka nisur karrierën si teknik në Katar me Al Sadd.

“Ai është bosi i Katarit dhe Spanjës,” shprehet kamerunasi për Cadena SER.

“Nëse nuk bëhet trajner i Barcelonës, atëherë do ta vras! Në Champions League e vitit 2006 ai luajti si Maradona, Messi dhe Ronaldo. E kam thënë më parë se është lojtari më  mirë me të cilin jam stërvitur.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat