Video brutale me titullin ‘Mustafi, lojtar katastrofal’ ka marrë më shumë se 1.6 milion shikime në YouTube

Futboll

Video brutale me titullin ‘Mustafi, lojtar katastrofal’ ka marrë më shumë se 1.6 milion shikime në YouTube

Më: 18 shtator 2019 Në ora: 20:04

Është i çuditshëm fakti se Shkodran Mustafi qëndroi tek Arsenali edhe përtej kësaj vere.

Qendërmbrojtësi nga Gostivari ka qenë jashtëzakonisht i kritikuar për paraqitjet e tij te “Topçinjtë”, derisa së fundmi nuk po përfshihet fare as në mesin e rezervistëve te klubi londinez.

Ky vendim nga Unai Emery sigurisht ka ardhur pas gabimeve të vazhdueshme të tij.

E një video në YouTube është publikuar shtatë muaj më parë me titullin: “Mustafi, lojtar katastrofal,” dhe ka marrë më shumë se 1.6 milionë shikime.

Edhe komentet e fansave në këtë video janë nga më brutalet të mundshmet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat