Telashe për Solskjaer, humbet talentin në prag të ndeshjes me Astana

Futboll

Telashe për Solskjaer, humbet talentin në prag të ndeshjes me Astana

Më: 18 shtator 2019 Në ora: 21:42
Solskjaer

Fitorja 1-0 ndaj Leciester i ka kushtuar shumë mesfushorit të Manchester United, Daniel James. Mesfushori pësoi një goditje në këmbë, që do ta lërë jashtë fushave për 7-10 ditë.

21-vjeçari, që këtë verë u transferua tek United, nuk është grumbulluar nga trajneri Solskjaer për ndeshjen që “djajtë” do të luajnë të enjten në Europa League ndaj Astana.

Madje ka gjasa që James të mungojë edhe në takimin e radhës në Premier League, atë ndaj West Ham. Trajneri Solskjaer u shpreh se në këtë ndeshje do të aktivizojë mjaft djem të rinj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat