Benzema e thyen rekordin e Thierry Henry në Ligën e Kampionëve

Futboll

Benzema e thyen rekordin e Thierry Henry në Ligën e Kampionëve

Më: 18 shtator 2019 Në ora: 22:21
Karim Benzema

Karim Benzema u fut në historinë e Ligës së Kampionëve me paraqitjen e tij kundër Paris Saint-Germainit të mërkurën mbrëma.

Benzema është bërë francezi më me së shumti paraqitje në Ligën e Kampionëve, pasi duke luajtur kundër PSG-së në Paris këtë mbrëmje ai e regjistroi paraqitjen e tij të 113-të në këtë garë.

Sulmuesi i gjigantit spanjoll e kalon kështu bashkatdhetarin e tij, Thierry Henry, i cili e mbante këtë rekord deri tani.

Benzema, i cili iu bashkua Realit më 2009 nga Lyoni, e ka fituar këtë garë plot katër herë që prej atëherë, duke i shënuar 36 gola për të bardhët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat