Zidane reagon pas humbjes nga PSG-ja

Futboll

Zidane reagon pas humbjes nga PSG-ja

Më: 19 shtator 2019 Në ora: 00:10
Pamje nga ndeshja

PSG-ja ka demoluar tërësisht Real Madridin, në ndeshjen kryesore të mbrëmjes së sotme.

Di Maria realizoi dy herë ndaj ish-skuadrës, kurse Bernat shënoi në çastet e fundit për rezultatin përfundimtar, 3-0.

Madje, “galaktikët” nuk e kanë regjistruar as edhe një goditje drejt portës, gjë që nuk kishte ndodhur tash e një kohë të gjatë.

Pas ndeshjes, Zidane pranoi se nuk e kishin intensitetin e duhur për të triumfuar, me ç’rast edhe u mposhtën në duelin e parë të sezonit në Ligën e Kampionëve:

“I shënuam dy gola që na u anuluan. Por kjo është pak. Ne nuk e kryem detyrën. Na mungoi shumë intensiteti. Kemi humbu shumë duele dhe kjo t’i komplikon gjërat”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat