Basha firmos kontratën me klubin e ri

Futboll

Basha firmos kontratën me klubin e ri

Më: 19 shtator 2019 Në ora: 11:17
Basha firmos kontratën me klubin e ri

Migjen Basha më në fund ka vendosur për të ardhmen e tij. Pas largimit nga Arisi në Greqi, mediat e lidhnin me një kalim të mundshëm tek Tirana, por ish-mesfushori i Kombëtares kishte ofertë edhe nga Australia, nga klubi i Melburn Viktori.

Dhe ditën e sotme, janë pikërisht australianët që kanë zyrtarizuar Bashën. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, klubi australian prezanton nënshkrimin e kontratës me Bashën për dy vite.

Trajneri i ekipit, Marko Kurz, u shpreh mjaft i kënaqur që një lojtar me eksperiencë i bashkohet grupit të tij. “Jam i lumtur që na shtohet edhe një lojtar me eksperiencë ndërkombëtaren. Duke parë që ka luajtur në nivele të larta, besoj se do jetë një lider në grup.” – deklaroi trajneri i Melburn.

Më tej, në faqen zyrtare në “Facebook”, klubi australian ka publikuar edhe disa nga golat e Bashës në karrierë, tek Bari, Torino apo edhe me fanellën e Shqipërisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat