Nga burgu te kontrata - Bota Sot
Nga burgu te kontrata

Futboll

Nga burgu te kontrata

Më: 19 shtator 2019 Në ora: 15:23
Nga burgu te kontrata

Marrin fund vuajtjet për Aleksandr Kokorin. Sulmuesi rus ka kaluar nga ferri në parajsë në vetëm pak orë sepse menjeherë pasi është liruar nga burgu ka nënshkruar me Zenitin e Shën Petersburgut deri në fund të këtij sezoni duke u rikthyer te skuadra e tij e mëparshme.

28-vjeçari ka fituar në gjykatën e apelit, duke u liruar nga dënimi prej 18 muaj burg që i kishin dhënë për agresionin ndaj një punojsi të shtetit pas një zënke në një klub nate.

Menjëherë pasi ka dalë nga burgu Kokorin është vendosur në dispozicion të trajnerit Sergei Semak te Zeniti siç e ka konfirmuar edhe agjenti i tij në një intervistë për mediat.

Ashtu Kokorin edhe Pavel Mamaev i cili u përfshi bashkë me të në sherrin me punojësin e ministrisë, ka fituar pafajsinë dhe është rikthyer menjëherë te Krasnodari që i ka ofruar kontratë deri në 31 dhjetor të këtij viti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...