Sarri e la jashtë Champions-it, Emre Can i "lan mëkatet" te shkolla e tij fillore

Futboll

Sarri e la jashtë Champions-it, Emre Can i "lan mëkatet" te shkolla e tij fillore

Më: 19 shtator 2019 Në ora: 15:33
Emre Can

Në pamundësi për të qenë në fushë kundër Atletico Madrid, pasi ai u përjashtua nga lista e Champions-it prej Maurizio Sarri, futbollisti gjerman, Emre Can, përfitoi nga angazhimi europian i Juves për të vizituar Frankfurtin. Një udhëtim me qëllime bamirësie në prapaskenë, sepse mesfushori zgjodhi të dhurojë 10.000 euro për një shoqatë shkollore, që ndihmon viktimat e bullizmit. Për këtë arsye, ish-lojtari i Liverpooli vendosi t’i ndihmojë nxënësit e “Geschwister-Scholl-Schule”, shkollës fillore, ku ndoqi mësimet në fëmijëri.

Aty u përball me dashurinë e tifozëve të vegjël, të cilët e “sulmuan” mesfushorin e Juventusit për foto dhe autografe. Gjermani me rrënjë turke bëri edhe disa deklarata, siç raportohet nga “Frankfurter Allgemeine Zeitung”: "Kam mësuar si fëmijë këtu. Nuk kam qenë shumë i mirë me mësime, por i përkushtuar. Vetëm me përkushtim mund të ecësh përpara në futboll dhe në jetë. Kush i ka vënë vetes një qëllim në jetë, mund ta përmbushë gjithmonë atë, thjesht të bëjë sakrifica. Unë nuk kam ndjekur rrugën e gabuar, sepse familja dhe miqtë e mirë më kanë mbështetur gjithmonë. Dua ta përcjell këtë mesazh".

Pra, duke mos qenë në gjendje të jepte kontributin e tij në fushë për bardhezinjtë, Emre Can ka vendosur të bëjë diçka jashtë sportit. Një gjest i bukur, që mund të marrë vetëm duartrokitje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat