“Shitja e Pogbas, nuk do të jetë humbje për United”

Futboll

“Shitja e Pogbas, nuk do të jetë humbje për United”

Më: 19 shtator 2019 Në ora: 15:56
Paul Pogba

Legjenda e Manchester United, Paul Scholes ka thënë se nëse Manchester United e shet mesfushorin Paul Pogba, nuk do të jetë ndonjë humbje për këtë klub.

Pogba gjatë tërë verës ishte i kërkuar nga Reali, mirëpo transferimi i tillë dështoi pasi “Djajtë e Kuq”, vendosen të mos e shesin.

Scholes ka kërkuar nga klubi ta lejojnë lojtarin të largohet në United, njësoi siç lejuan Cristiano Ronaldon para disa viteve, transmeton KosovaPress.

“Është e qartë që dëshiron të largohet. Dëshiron të luaj për Realin, por transferimi dështoi. Nuk do të jetë ndonjë surprizë nëse ndonjë ofertë do të bëhet njësoj siç është bërë për Ronaldon. Nuk mendoj se do të jetë ndonjë humbje e madhe. Nuk mendoj se forma e tij është e mirë, besoj që ka lojtarë të tjerë që mund të bëjnë punë më të mirë”, deklaroi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat