Pritja më e bukur?  - Bota Sot
Pritja më e bukur? 

Futboll

Pritja më e bukur? 

Më: 19 shtator 2019 Në ora: 17:09
Pamje nga një ndeshje

“Kemi një ekip të mirë, me një trajner të ri dhe është normale që të kemi pak vështirësi në fillim. Kemi fituar dy ndeshje nga 3, duke mos bërë një lojë të mirë, por fitoret na ndihmojnë që pak nga pak të përmirësojmë lojën tonë”, ka thënë portieri i Milanit,  Gianluigi Donnarumma.

Skuadra e futbollit Milani do të përballet me Interin të shtunën në mbrëmje (20.45), në një ndeshje që pritet të dhurojë spektakël, kjo edhe për rivalitetin midis të dyja skuadrave.

Në prag të kësaj ka folur një nga lojtarët më të mirë të kuqezinjve, siç është Gianluigi Donnarumma, i cili në një intervistë është shprehur: “Kemi një ekip të mirë, me një trajner të ri dhe është normale që të kemi pak vështirësi në fillim. Kemi fituar dy ndeshje nga 3, duke mos bërë një lojë të mirë, por fitoret na ndihmojnë që pak nga pak të përmirësojmë lojën tonë.

Në derbi shkon përtej gjithçkaje, është një lojë që iu jep shumë energji dhe emocion. Të luash një derbi është një ndjenjë shumë unike dhe shumë e bukur. Handanoviç? Është një portier dhe djalë shumë i mirë, më pëlqen se si e sulmon topin, ne i dimë cilësitë e tij.”, u shpreh portieri italian. Donnarumma foli gjithashtu edhe për debutimin e tij të parë në derbi dhe Romagnolin: “Debutimi im në derbin e parë?

Unë isha i ngazëlluar dhe pak i tensionuar. Ishte një moment i veçantë, më kujtohet kur Mihajlloviq më tha një ditë më parë se do të isha titullar, teksa më pyeti nëse kisha frikë dhe i thashë jo. Me Romagnolin kemi një marrëdhënie të shkëlqyer, jemi miq shumë të mirë. Ai është një djalë fantastik, e dua shumë atë. Është një kapiten shumë i mirë dhe gjithmonë është në gjendje të japë diçka më shumë, i lumtur që e kam kapiten dhe shpresoj që të vazhdojë ta bëjë këtë rol për një kohë të gjatë.”, theksoi portieri.

20-vjeçari nuk nguron të tregojë edhe pritjen më të bukur që ai ka bërë. “Pritja më e bukur? Më emocionuesja është ajo kundër Juventusit në minutat e fundit, gjatë ndeshjes që e fituam me rezultatin 1:0 në stadiumin tonë. Zhurma në stadium ishte e mrekullueshme, më e forta që kam dëgjuar ndonjëherë në jetën time.”, përfundoi Donnarumma.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...