‘Nikli’ me pikë të plota, Ferizaj fiton në udhëtim! 

Futboll

‘Nikli’ me pikë të plota, Ferizaj fiton në udhëtim! 

Nga: Kemajl Goca Më: 19 shtator 2019 Në ora: 18:02
‘Nikli’ me pikë të plota, Ferizaj dhe Drenica fitojnë në udhëtim! 

Kampioni në fuqi, Feronikeli nga Drenasi, arkëton tri pikë domethënëse, duke e mposhtur me rezultat 2:1 Flamurtarin e Prishtinës, në ndeshjen e javës së pestë të Superligës së Kosovës në futboll.

‘Nikli’ pas humbjes me 1:0 në Gjilan nga Drita, i kthehet normalitetit të rezultateve me fitoren ndaj kuqezinjve.  Në minutën e 3-të, Kastriot Rexha kishte mundësi të mirë por u tregua i ngathtë. Në minutën e 18-të, Astrit Fazliu për pak realizoi, por shtylla ia mohoi golin.

Gjashtë minuta pa përfunduar periudha e parë e lojës (39’), Mendurim Hoti shënon për 1:0, ndërsa në pjesën e dytë përkatësisht në minutën e 49-të, Hoti sërish shënon dhe thellon rezultatin në 2:0.  Në minutën e 71-të, Shend Kelmendi ngushton humbjen në 2:1.

Feronikeli ngjitet në vend të tretë me 9 pikë, kurse “flamurtarët” bie në vend të gjashtë me 7 sosh. Drenica nga Skenderaj kthehet me një pikë domethënëse, e cila barazoi me rezultat 2:2 me Vushtrrinë. Vushtrriasit zhgënjyen tifozët e vet dhe vazhdojnë të mbeten në zonën e rrezikut.

Në minutën e 7-të, Qemail Elshani kalon në epërsi Drenicën, por nuk zgjati më shumë se 20 minuta. Në minutën e 27-të, Vushtrria pas një loje të mirë kanë barazuar rezultatin me 1:1 falë golit te Ian Augusto. Vushtrria sërish pësoi gol përkatësisht në minutën e 65-të, Harmon me dinakërinë e tij realizon për 1:2. Në fund të takimit, Hoxha barazon shifrat 2:2. Ferizaj triumfoi në Klinë me rezultat 1:0 ndaj Dukagjinit. Kjo është fitorja e dytë për ferizajasit në udhëtim, pasi që në javën e parë e kishte mundur me 1:0 Dritën në Gjilan.

Ferizajasit pas tri humbjeve i kthehen fitores! Dukagjini po çuditë të gjithë, për faktin se për katër ndeshje apo përplot 360 minuta sulmuesit e saj nuk kanë shënuar asnjë gol, ndërsa mbrojtja ka pësuar 7 gola. Në minutën e 87-të, Edon Sadriu, shënon për fitoren e ferizajasve. Ferizaj ngritët në vend të tetë me 6 pikë dhe Dukagjini është në fund me një pikë.

Superliga e Kosovës, java e 5-të
Gjilani-Ballkani    1:0
Llapi-Drita    2:2
Trepça '89-Prishtina    0:1
Dukagjini-Ferizaj    0:1
Vushtrria-Drenica    2:2
Feronikeli-Flamurtari    2:1

Tabela
1. Gjilani    5    4    0    1    12
2. Drita    5    3    1    1    10
3. Feronikeli    5    3    0    2    9
4. Ballkani    5    2    2    1    8
5. Llapi    5    2    2    1    8
6. Flamurtari    5    2    1    2    7
7. Ferizaj        5    2    0    3    6
8. Trepça ’89    5    1    2    2    5
9. Drenica    5    1    2    2    5
10. Vushtrria    5    1    2    2    5
11. Prishtina    4    1    1    2    4
12. Dukagjini    4    0    1    3    1

Liga e parë, java e 4-të
Trepça-Drenasi    2:0
Vitia-KEK-u    3:1
Istogu-Ramiz Sadiku    2:1
Liria-Vllaznia    2:0
Vëllaznimi-2 Korriku    1:3
Ulpiana-Onix Banja    0:0
Dardana-Malisheva    1:0
Arbëria-Besa    1:1

Tabela
1. Istogu        4    3    1    0    10
2. Liria    4    3    0    1    9
3. Dardana    4    3    0    1    9
4. 2 Korriku    4    2    1    1    7
5. Besa    4    2    1    1    7
6. Malisheva    4    2    1    1    7
7. Arbëria    4    2    1    1    7
8. Drenasi    4    1    2    1    5
9. Onix    4    1    2    1    5
10. Ulpiana    4    1    2    1    5
11. Vitia    4    1    1    2    4
12. Trepça    4    1    1    2    4
13. Vëllaznimi    4    0    3    1    3
14. Vllaznia    4    1    0    3    3
15. Ramiz Sadiku    4    0    1    3    1
16. KEK-u    4    0    1    3    1

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat