Rivaldo: Barcës nuk i duhet Neymar nëse luan Fati

Futboll

Rivaldo: Barcës nuk i duhet Neymar nëse luan Fati

Më: 19 shtator 2019 Në ora: 18:31
Rivaldo, ka befasuar me deklaratën e fundit.

Legjenda braziliane e futbollit, Rivaldo, ka befasuar me deklaratën e fundit.

Rivaldo ka komentuar së fundmi edhe lidhur me dështimin e transferimit të Neymar tek Barca, por ka dhënë një mendim tejet interesant.

Sipas brazilianit, Barcelonës nuk i duhen më shërbimet e yllit të PSG, nëse Ansu Fati vazhdon me paraqitjet e mira që ka treguar deri më tani.

“Siç kam thënë më parë, fillimi i sezonit është mundësi e artë për të provuar lojtarë të rinj. Mungesa e ndeshjeve vendimtare lejon disa gabime, për t’iu dhënë hapësirë të rinjve dhe Valverde ka bërë mirë me këtë vendim” ka thënë Rivaldo fillimisht.

“Ansu Fati ka treguar personalitet të madh, duke bërë edhe debutimin në Ligën e Kampionëve. Nëse Barca do të luante më mirë, Fati do të kishte paraqitje edhe më të mira” shtoi braziliani.

“Nëse Barca ia del të luajë mirë, me Fati që është pjesë e rëndësishme e skuadrës, ata nuk kanë nevojë për lojtar tjetër” ishin fjalët e Rivaldo, duke iu referuar Neymar.

Ansu Fati në debutimin e tij në Ligën e Kampionëve, kundër Dortmund, nuk arriti më shumë sesa një barazim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat