Trajneri i Leicester rrit shpresat e Man Utd për Maddison - Bota Sot
Trajneri i Leicester rrit shpresat e Man Utd për Maddison

Futboll

Trajneri i Leicester rrit shpresat e Man Utd për Maddison

Më: 19 shtator 2019 Në ora: 19:52
James Maddison

James Maddison mund të përfundojë tek skuadra e Manchester United.

Maddison ka qenë një nga dëshirat kryesore të Manchester United gjatë afatit kalimtar të verës, por lojtari mbeti tek Leicester edhe për një sezon.

Së fundmi, trajneri i ‘Dhelprave’, Brendan Rodgers, ka dhënë sinjale të mira për ‘Djajtë e kuq’, duke thënë se mesfushori mund të largohet nga Leicester, nëse për të paguhet shuma e kërkuar.

“Jemi një skuadër që nuk duam t’i largojmë lojtarët tanë më të mirë. Por, sigurisht se nëse përputhet shuma e ofruar me ato që kërkon skuadra atëherë do të ketë diskutime. Por nuk duam të ndodh një gjë e tillë” ka thënë Rodgers, i pyetur për Maddison.

“James është lojtar i talentuar. Ai ka shumë përmirësime për të bërë si lojtar i ri që është” shtoi ndër të tjerash trajneri.

Në pesë ndeshje këtë edicion në Premierligë, Maddison ka regjistruar dy asistime.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...