Biglia është mësuesi i Bennacer tek Milan - Bota Sot
Biglia është mësuesi i Bennacer tek Milan

Futboll

Biglia është mësuesi i Bennacer tek Milan

Më: 19 shtator 2019 Në ora: 22:55
Lucas Biglia

Ismael Bennacer është lojtari që i është bashkuar Milanit gjatë merkatos së verës.

Bennacer është akoma në fazën e adoptimit tek Milan, dhe është Lucas Biglia lojtari që duket se e ndihmon më së shumti lojtarin në këtë proces.

Mesfushori është stërvitur vetëm pak javë me Milan, por së fundmi ka zbuluar se kush është mentori i tij tek Milan.

“Unë kam stërvitur me shokët e skuadrës dhe trajnerin, po punojmë dhe po rritemi” ka thënë fillimisht Bennacer.

“Biglia është kthyer, ai është lojtar i madh dhe unë mësoj shumë nga ai. Ai ka shumë eksperiencë, është 33 vjeç dhe e di si duhet vepruar kur kemi topin dhe kur e humbim atë” ka thënë tutje lojtari.

Nuk dihet nëse Bennacer do t’i besohen minuta në derbin lokal të qytetit të Milanos, në fundjavë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...