E rëndë: Gjyqtari goditet me shpullë, polici nuk reagon

Futboll

E rëndë: Gjyqtari goditet me shpullë, polici nuk reagon

Më: 20 shtator 2019 Në ora: 00:30
Gjyqtari goditet me shpullë, polici nuk reagon

Në ndeshjen e luajtur fundjavën e shkuar mes Kastriotit dhe Egnatias, e vlefshme për Kategorinë e Parë, zyrtari i Kastriotit Gazmend Vogli, ka goditur me shpullë gjyqtarin e katërt Endrit Zhuli.

Një ngjarje e rëndë në vetvete të cilën dhe më të rëndë e bën fakti që polici i pranishëm nuk ndërhyri.

Për këtë ngjarje, Komisioni i Disiplinës është në vonëse pasi ende nuk ka marrë asnjë vendim edhe pse ditën e djeshme u luajtën ndeshjet e Kupës së Shqipërisë.

Pritet me mjaft interes vendimi që do të marrë Komisioni i Disiplinës për këtë ngjarje.

Kujtojmë që sezonin e kaluar, klubi i Kamzës u dënua me rënie nga kategoria, për shkak të dhunës së ushtruar ndaj arbitrit Eldorjan Hamiti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat