Festoi me PSG pas humbjes 3-0, portieri i Realit sqaron si u gjend në vendin e gabuar - Bota Sot
Festoi me PSG pas humbjes 3-0, portieri i Realit sqaron si u gjend në vendin e gabuar

Futboll

Festoi me PSG pas humbjes 3-0, portieri i Realit sqaron si u gjend në vendin e gabuar

Më: 20 shtator 2019 Në ora: 14:00
Festoi me PSG pas humbjes 3-0

Në fund të humbjes katastrofale të Real Madridit kundër PSG, nuk mungoi gafa e Alphonse Areola. Fotografia e portierit francez të merenguesve me Kylian Mbappé, ndërsa festonin fitoren pariziene, bëri xhiron e botës përmes rrjeteve sociale. Kjo gjë nuk u pëlqye aspak nga tifozët e Realit. Areola ka një përvojë të shkëlqyer ndërkombëtare, të fituar me PSG dhe me kombëtaren franceze, me të cilën, në vitin 2018 u shpall kampion bote. Pra, nuk i lejohen gafa të tilla. 

Duke u ndier i keqkuptuar, ai ka kërkuar ndjesë përmes një postimi në Instagram. Portieri donte të sqaronte se buzëqeshja e kapur në atë fotografi ishte për shkak të takimit me mikun e tij të madh, Kylian Mbappé: "Të nderuar tifozë të Real Madridit, ndihem shumë i trishtuar për disa komente në lidhje me një foto, që qarkullon në rrjetet sociale. Dua që të gjithë tifozët e Realit ta dinë se, që kur u regjistrova në këtë klub, zemra ime është e zbrazur nga e kaluara. 

Nuk mund të duroj as më të voglin dyshim për motivimet e mia, besnikërinë time dhe angazhimin tim me Real Madridin tonë. Humbja më tronditi dhe mua, si të gjithë ata, që e përbëjnë këtë familje të mbrekullueshme. Pas lojës takova shokët e vjetër të skuadrës dhe miq të ndryshëm, të cilëve nuk kisha pasur kohë t’iu thoja lamtumirë. Prandaj, ritheksoj kërkimin e faljes për tifozët e Real Madridit, që u ndjenë të ofenduar. Shpresoj që së bashku të arrijmë shumë suksese.

Hala Madrid!".

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...