Dorëzohet zyrtarisht Cërvena Zvezda e Xhajiçit para Republikës së Kosovës! Fut bishtin ndër këmbë

Futboll

Dorëzohet zyrtarisht Cërvena Zvezda e Xhajiçit para Republikës së Kosovës! Fut bishtin ndër këmbë

Më: 20 shtator 2019 Në ora: 16:50
Dorëzohet zyrtarisht Cërvena Zvezda e Xhajiçit para Republikës së Kosovës! Fut bishtin ndër këmbë

Jo në Kosovë dhe pikë! Federata e Futbollit e Kosovës, meriton komplimente të mëdha me presidentin Agim Ademin dhe sekretarin e përgjithshëm, Eroll Salihun, të cilët reaguan me vendosmëri në UEFA e FIFA, duke e  prurë Cërvena Zvezdën para aktit të kryer dhe të dorëzohet para Republikës së Kosovës.

Zvezda nuk do të vije në Kosovë që të luajë ndeshen me Trepçën fantome në kuadër të 1/16 të finales së Kupës së Serbisë.

Kampioni i Serbisë me presidentin e nderit Dragan Xhajiçin fusin bishtin ndër këmbë. “Ndeshja do të luhet në 9 tetor, dy javë më vonë se data e caktuar e Kupës, pasi Zvezda do të luajë ndeshje të Superligës kundër Vozdovcit.

Ndeshja e 1/16-ës së finales së Kupës Serbisë midis Trepçës dhe C. Zvezdës do të luhet në Beograd në stadiumin e Cukariçkit (Banovo Brdo), në vend të Zveçanit”, - njofton Kosova Online.  

“Vendimi vjen pasi Federata e Futbollit e Kosovës bëri thirrje për ndalimin e ndeshjes në Zveçan dhe i shkroi FIFA-s dhe UEFA-s, por gjithashtu i kërkoi policisë dhe autoriteteve lokale që të mos lëshonin lejen e hyrjes!”, thuhet më tej!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat