A je gjallë o Dragan zvezdashi, bukur po dukesh në këtë foto! - Bota Sot
A je gjallë o Dragan zvezdashi, bukur po dukesh në këtë foto!

Futboll

A je gjallë o Dragan zvezdashi, bukur po dukesh në këtë foto!

Nga: Kemajl Goca Më: 20 shtator 2019 Në ora: 17:17
Dragan Xhajiqi kur ishte arrestuar para disa viteve nga shteti serb

Është mësuar si hijenë të futet në Kosovë por kësaj radhe i hasi sharra në gozhdë! Ky është Dragan Xhajiçi, president nderi i klubit të futbollit Cërvena Zvezda nga Beogradi, që kësaj radhe i dështoi plani, nuk do të luajë me Zvezdën në Zveçan kundër Trepçës fantome në kuadër të Kupës së Serbisë në futboll.  

Edhe mediat serbe  konfirmojnë se takimi do të zhvillohet në stadium të Çukariçkit (Banovo Brdo) dhe me 9 tetor! Zvezda as në Graçanicë as në Zveçan, herën e parë e ndali Fadil Vokrri (i ndjeri, kur ishte president i FFK-së) në vitin 2018, nuk lejojë të vijnë në Graçanicë kinse për ndeshje humanitare, tani në Zveçan e ndali Agim Ademi, president i FFK-së. A je gjallë Dragan?

A ke ndonjë fjalë, sepse heshtja e juaj e dhelprës dëshmon se jo edhe gjithmonë planet iu shkojnë mbarë. Po e paraqesim edhe një foto të Dragan Xhajiçit para disa viteve kur shteti serb e kishte arrestuar për keqpërdorime.

Më së miri e dëshmon fotoja, që po dukesh bukur para disa viteve, kjo është e vërteta se kush na qenka Xhajiçi! Dragan, kjo foto është e juaja dhe është milicia juaj që iu kishte arrestuar, shteti juaj, e gjithë bota e din përse.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...