Osmani: Ndjehem i privilegjuar në një klub që ka histori

Futboll

Osmani: Ndjehem i privilegjuar në një klub që ka histori

Më: 20 shtator 2019 Në ora: 19:37
Osmani: Ndjehem i privilegjuar në një klub që ka histori

Skuadra shqiptare e futbollit Shkupi prezantoi trajnerin e ri Qatip Osmanin, duke firmosur kontratë dyvjeçare. Trajneri më i trofeshëm në Maqedoninë e Veriut, pas firmës mbi kontratë shprehi edhe përshtypjet e para si bardheblu.

“Ndjehem i privilegjuar në një klub që ka histori. Mua personalisht më kujtohen ato sezonet rreth vitit 2000, ku kjo skuadër dominonte futbollin vendor dhe dëshira ime është që Shkupin ta sjellim në atë gjendje dominuese që ishte në atë kohë”, u shpreh Osmani pas prezantimit.

Ndërkohë drejtori sportiv Omer Bunjaku për kanalin zyrtar të klubit komenton prurjen e re në skuadër. “Qëllimi im si drejtor sportiv së bashku me kryesinë e klubit gjithmonë ka qenë dhe kemi insistuar që ekipi të drejtohet nga një trajner vendor dhe që e njeh kampionatin tonë.

Pas shumë bisedimeve më në fund arritëm që te kemi një akord me Qatip Osmanin, tek i cili kam besim shumë të madh dhe shpresoj që do të jap më të mirën për klubin tonë që të kemi rezultate pozitve dhe të arrijmë sa më lartë si në kampionat dhe Kupë” tha Bunjaku.

Nga ana tjetër,  klubi shkupjan kishte njoftuar ndërprerjen e bashkëpunimit me trajnerin Bulent Akin.

“Komunikojmë ndërprerjen e bashkëpunimit me trajnerin Bulent Akin. Marrëveshjen me teknikun turk e mbyllim pas dy ndeshjeve të luajtura në kampionat, ku regjistrojmë një fitore (ndaj Sileksit) dhe një humbje (nga Vardari). Akin erdhi në pankinën tonë me 5 shtator, duke zëvendësuar ish-trajnerin Umit Karan, ndërsa pas një aventure shumë të shkurt drejtuesit dhe vet tekniku vendosin që të ndahen në mënyrë profesionale. FC Shkupi e falënderon Bulent Akinin për periudhën që ishte pjesa e jona, duke i dëshiruar suksese në karrierën në vijim”m thuhet nga FC Shkupi.

Pas gjashtë javëve Shkupi është në vend të katërt me 8 pikë të mbledhura. Në javën e shtatë, Shkupi do të luajë në udhëtim kundër kryesuesit Akademia Pandev. Osmani do të debutojë në pankinën e Shkupit ndaj një rivalit shumë të fortë, që udhëheq kreun me 14 pikë. Kjo ndeshje do të luhet të dielën në orën 15.30.

Kampioni në fuqi, Shkëndija do të ndeshet në Tetovë me skuadrën shqiptare Struga Lum Trim, po të dielën në orën 15.30. Renova nga Xhepçishti i Tetovës do të luajë (të dielën) si mysafir i Makedonija GP dhe kërkojnë të kthehen me pikë.

Liga e Maqedonisë së Veriut, java e 7-të

E shtunë

Boreci-Rabotniçki

E diel

Makedonija GP-Renova

A. Pandev-Shkupi

Shkëndija-Struga Lum Trim

Vardari-Sileksit

Ndeshjet fillojnë në orën 15.30

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat