Kjo është shuma e çmendur që duhet të paguajë Real Madridi nëse e shkarkon Zidanen

Futboll

Kjo është shuma e çmendur që duhet të paguajë Real Madridi nëse e shkarkon Zidanen

Më: 20 shtator 2019 Në ora: 22:58
Zinedine Zidane

Reali duhet të paguajë 80 milionë euro për Zidane.

Drejtuesit galaktikë duhet të paguajnë një shifër të madhe parash nëse dëshiron ta shkarkojë trajnerin, Zinedine Zidane.

Tekniku francez është në presion te madh pas një fillimi të dobët të sezonit dhe humbjes nga PSG në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Mediat spanjolle thanë se Florentino Perez duhet të paguajë afër 80 milionë euro për shkarkimin e tij.

Zidane fiton 13 milionë euro për sezon dhe ka tri vjet të tjera në kontratë.

Për tre sezone presidenti i “Los Blancos”, duhet të paguajë 39 milionë euro, ndërsa kjo vlerë dyfishohet në bruto.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat