Diego Simeone u bezdis nga pyetja në lidhje me Antoine Griezmann, teksa të premten u raportua se francezi kishte negociuar një tarifë nënshkrimi me Barcelonën prej 14 milionë euro, ndërsa ishte akoma pjesë e “Rojibalncos”. Simeone nuk ishte i gatshëm të merrej me këtë çështje në konferencën e shtypit, para ndeshjes së kësaj të shtune në Celta Vigo:
"Unë jam duke menduar për Celta, nuk jam i interesuar për asgjë tjetër. Me gjithë respektin e duhur ndaj jush, duke i mirëkuptuar pyetjet, nuk dua të merrem me kësi gjërash. Pasi luajtëm të mërkurën në Champions, jemi duke menduar vetëm për Celta. Kundërshtari i radhës është përforcuar, sidomos me marrjen e Rafinha dhe praninë e Santi Mina”.