Dhuna në futbollin shqiptar, federata lë në mëshirë të fatit gjyqtarët

Futboll

Dhuna në futbollin shqiptar, federata lë në mëshirë të fatit gjyqtarët

Më: 21 shtator 2019 Në ora: 13:29
Dhuna në futbollin shqiptar, federata lë në mëshirë të fatit gjyqtarët

Komisioni i Disiplinës ka vendosur të hapë një hetim për ngjarjen e datës 14 shtator, në ndeshjen Kastrioti-Egnatia 3-2. Vetëm kaq për ngjarjen ku u godit me shuplakë në sy edhe të policisë, arbitri i katërt, Endrit Zhuli. Dhunën ndaj gjyqtarit nuk e ushtroi as ndonjë tifoz që u kishte shpëtuar forcave të sigurisë dhe as ndonjë futbollist i revoltuar, por vetë drejtori sportiv i klubit krutan, Gazmend Vogli, shkruan panoramasport.

– Së pari, kjo ishte vetëm java e parë e Kategorisë së Parë dhe përveçse nisi me incidente, situata u rëndua më shumë nga ata që duhet të vendosin rregull.

– Së dyti, problemi nis që me administratorin, i cili bën një veprim të dënueshëm dhe në vend që të jetë shembulli i komunitetit për mënyrën se si duhet të sillen në stadium, ai ushtron dhunë dhe e nxit atë edhe te pjesa e tifozërisë.

– Së treti, problemi vazhdon me policin që është vetëm një metër larg dhe bën sehir. Ka të ngjarë që ai të jetë edhe polic bashkiak, por kjo nuk e shfajëson nga indiferenca e plotë që shfaq kur dikush dhunohet brenda stadiumit.

– Së katërti, nuk reagon asnjë nga organet ligj zbatuese. Videoja ka bërë xhiron e të gjitha mediave, madje rrezikon që të jetë një reklamë e keqe për Shqipërinë nëse do të publikohej edhe tek ato të huaja (kujtoni Kamzën). Së pesti, ah së pesti… Problem është edhe federata…bandicam-2019-09-19-16-10-08-318

Braktisja e gjyqtarëve

Mund të konsiderohet i tillë vendimi i djeshëm, pasi FSHF-ja nuk mund të shfajësohet se nuk ka marrë ende një vendim për ngjarjen e rëndë të Fushë-Krujës, vetëm sepse delegati Millan Baçi dhe vëzhguesi Lorenc Jemini nuk kanë shkruar asgjë në raportet e tyre dhe nuk kanë referuar asgjë në institucionin e futbollit. Jo, FSHF nuk mund të shfajësohet me këtë, pasi burime pranë saj bëjnë me dije se videon ku duket qartë se goditet me shpullë arbitri Endrit Zhuli në krye të detyrës, FSHF e dispononte që të hënën. Po pra, që të hënën. Zyrtarët e klubit të Egnatias ua kishin vënë në dispozicion videon, ndërkohë që dje federata vendosi të nisë një hetim.

Dikush me të drejtë mund të thotë se nuk ka asgjë të keqe që është hedhur vetëm hapi i parë, hetimi. Por jo, pasi në çështjet sportive, kur komisioni disponon video, atëherë e ka të thjeshtë të marrë një vendim. Sepse sjellja e federatës me këtë rast nuk është gjë tjetër veçse një braktisje e kasës arbitrare. Sot Kastrioti luan sërish në Fushë-Krujë dhe pret Besëlidhjen.

Cilët janë ata arbitra që do të marrin përsipër të mbajnë drejtësi, pikërisht në një fushë ku 6 ditë më parë u dhunua kolegu i tyre dhe nuk ndodhi asgjë? Mirëpo imagjinoni, ky është një standard që federata e vendos që javën e parë dhe pastaj del dhe bën viktimën si institucion se përse policia e shtetit nuk është më në stadium… Hipokrizi e gjallë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat