Usain Bolt: Manchester United duhet ndërtuar rreth atyre të dyve, ja kë votoj për “Topin e Artë”

Futboll

Usain Bolt: Manchester United duhet ndërtuar rreth atyre të dyve, ja kë votoj për “Topin e Artë”

Më: 21 shtator 2019 Në ora: 14:09
Usain Bolt

Usain Bolt shpreson që Manchester United, klubi i tij i zemrës, do ta ndërtojë ekipin rreth Paul Pogba dhe Marcus Rashford në vitet e ardhshme. “Djajtë e Kuq” kanë vuajtur me transferimet në sezonet e fundit, shpesh duke nënshkruar me lojtarë veteranë e të konfirmuar, si Radamel Falcao, Bastian Schweinsteiger dhe Alexis Sanchez, por që kanë dështuar në “Old Trafford”. Trajneri Ole Gunnar Solskjaer ka treguar një qasje më rinore gjatë merkatos së kësaj vere, duke blerë Harry Maguire, Aaron Wan-Bissaka dhe Daniel James.

Të përfshirë në këtë strategji janë edhe Pogba (26 vjeç) me Rashford (21 vjeç). Pikërisht këta të dy i sheh si pika referimi te Manchester United rekordmeni Usain Bolt: “Paul Pogba është një lojtar i klasit botëror, edhe Marcus Rashford po i afrohet kësaj kategorie. Shpresoj se mund ta ndërtojmë një ekip rreth tyre, për t'u rikthyer në krye. Ky sezon nuk ka filluar shumë mirë, por ne do ta gjejmë ritmin dhe do të kthehemi në Champions vitin e ardhshëm. Sidoqoftë, unë mbetem tifoz i Manchester United”.

Të nominuarit shumëvjeçarë të “Topit të Artë”, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo, janë gati për këtë trofe, së bashku me mbrojtësin e Liverpool, Virgil van Dijk, i cili u shpall “Lojtari i Vitit” të UEFA-s muajin e kaluar. Bolt beson se kjo treshe është e denjë për podiumin e fituesit: “Të tre janë lojtarë të mrekullueshëm. Ronaldo dhe Messi e kanë fituar çmimin nga pesë herë secili. Nga ana e tij, Van Dijk sapo ka fituar çmimin e UEFA-s dhe në funksion të shfaqjeve të tij me Liverpool, sezonin e kaluar, koha për këtë trofe prestigjioz mund të ketë ardhur. Por, si mbështetës i Manchester United, unë sigurisht që do të votoja për Ronaldon!"

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat