Paçarada dhe Halimi barazojnë me Sandhausenin

Futboll

Paçarada dhe Halimi barazojnë me Sandhausenin

Nga: K. G. Më: 21 shtator 2019 Në ora: 15:38
Paçarada dhe Halimi barazojnë me Sandhausenin

Futbollistët e kombëtares së Kosovës, Leart Paçarada dhe Besar Halimi, u paraqitën standardë për Sandhausenin, e cila si vendas barazoi me rezultat 1:1 me Bochumin.

Paçarada me Halimin bënë lojë të mirë, ndërsa ky i fundit u zëvendësua në minutën e 63-të.

Në çastet e fundit Sandhausen evitoi humbjen.

Bouhaddouz  (88') shënon për Sandhausenin dhe Ganvoula (58') për Bochumin.  Sandhausen zhgënjeu me rezultat. Pas javës së shtatë në Bundesliga II, Sandhausen është në pozitën e pestë me 11 pikë, kurse Bochum i 17-ti me 4 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat