Valverde: Sfidë vendimtare për titullin

Futboll

Valverde: Sfidë vendimtare për titullin

Më: 21 shtator 2019 Në ora: 15:48
Valverde: Sfidë vendimtare për titullin

Nuk ka kohë për të humbur. Janë jav ët dhe ndeshjet vendimtare që vendosin fatet e kampionatit dhe trajneri Ernesto Valverde po mendon që të zbresë në fushën e lojës treshen e sulmit “atomik” me Mesin-Grizmanin dhe Luis Suarezin për sfidën e sotme kundër Granadës.

Leo duket se i ka lënë pas të gjitha shqetësimet fizike dhe do të jetë titullar, duke iu bashkuar dy lojtarëve të tjerë që deri tani kanë luajtur më shpesh me njëri-tjetrin. Kjo do të jetë ndeshja e parë e sezonit ku do të luajnë të tre sulmuesit së bashku, pasi Leo u rikthye vetëm në ndeshjen e fundit kundër Dortmundit dhe bëri debutimin e sezonit.

Në konferencën për shtyp përpara mediave, Valverde tha se këto ndeshje vulosin fatet e sezonit dhe kërkon patjetër fitore. Katalanasit duhet të tregojnë forcën edhe në transfertë, pasi deri tani nuk ia kanë dalë.

Treshja- “Të shohim se kush do të luajë dhe si janë gjërat. Është e vërtetë që do të luajnë ata që janë në moment më të mirë”.

Granada- “Është një skuadër shumë e fortë. Ekipet e tilla janë të rrezikshme në fillimin e kampionatit sepse vijnë nga një moment pozitiv. Kanë shumë energji, luajnë në mbrojtje dhe dalin me shpejtësi përpara. Ne jemi të detyruar që ta fitojmë këtë ndeshje”.

Rëndësia- “Jashtë fushe nuk po marrim rezultate të mira. Duhet ta ndryshojmë këtë ecuri dhe këtë dinamikë. Në këto fusha luhet kampionati dhe nuk duhet të dështojmë”.

Ansu Fati- “Do të shohim nëse do ta grumbullojë Spanja. Do të ishte një goditje për ne, sepse ai është duke shkëlqyer dhe po na ndihmon në disa ndeshje”.

Mesi- “E pashë mjaft mirë në takimin kundër Dortmundit, pavarësisht vështirësive që kishim të gjithë në atë sfidë. Duke marrë minuta në të ardhmen sigurisht që do të jetë më mirë dhe do të kapë ritmin”.

Firpo- “Është një provë për të. Hordi Alba ishte duke bërë një ecuri të shkëlqyer, por u dëmtua. Sigurisht që do t’i besojmë Xhuniorit dhe duhet të tregojë vlerat”.

Grizman- “Ai mund të luajë në disa pozicione në fushën e lojës. Është një lojtar që sakrifikon duke ndihmuar mesfushën dhe mbrojtjen. Shpresoj që të kuptohet sa më mirë me Mesin dhe Suarezin”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat